WebShqip.Com logo

Zebra e arratisur kapet ne mes te qytetit

By admin on Saturday, 20th February 2010

Zebra Zebra e arratisur kapet ne mes te qytetitNjë autostradë në Atlanta u shndërrua në cirk, kur një zebër e arratisur nga kopshti zoologjik vraponte me të katrat nëpër shiritin e autobusit e ndjekur nga policia.

Kafsha 12 vjeçare, me emrin Lima, po stërvitej jashtë një qendre jashtë arenës në përgatitje për një shou në mbrëmje kur diçka i bëri hije dhe u tremb, tha zëdhënësja Crystal Drake e cirkut “Ringling Brothers and Barnum & Bailey Circus”.

Zebra iku nga cirku kaloi gardhin dhe filloi të vrapojë në ambient të hapur. “Nuk e dimë çka e trembi zebrën, por po përpiqemi ta mësojmë”, tha Drake.

Zebra u vërejt nga qytetarët në qendër të qytetit rreth orës 4:30 pasdite, tha zëdhënësja e departamentit të transportit Monica Luck.

Lima detyroi trajnerin e saj dhe policinë që për 40 minuta ta ndjekin nëpër qendër të qytetit, duke vrapuar për kilometra të tërë. Policia bllokoi të gjitha rrugët dalëse dhe iu afruan zebrës në hyrje të një rampe të autostradës, ku trajneri i saj arriti ta kapë dhe ta lidhë, tha Drake.

“Zebra dukej e emocionuar por në formë të mirë,” tha Drake. “Trajneri e qetësoi ngadalë”. Kafsha kishte lënduar thundrat gjatë vrapimit të gjatë, por pa pësuar ndonjë lëndim serioz.

Tags:


Komente




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është plagosur rëndë gjatë një
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin e 5 shtetasve me
Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?! thumbnail

Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?!

Share
Alarm te Ambasada Amerikane thumbnail

Alarm te Ambasada Amerikane

ShareNjë person tentoi të vetëdigjej para godinës së ambasadës
Seksi dhe shëndeti thumbnail

Seksi dhe shëndeti

ShareEkzistojnë njëzet (20) arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë
5 ide cfarë të bëni me djaloshin thumbnail

5 ide cfarë të bëni me djaloshin

ShareMashkulli i zhveshur është lodër tejet zbavitëse, sigurisht në
UA-6288538-2