Zhvillim i papritur në fushën e studimeve kundër kancerit. Për herë të parë është ndërtuar harta e kodit gjenetik të tumorit njerëzor, që mund të ndihmojë në kurimin e pjesshëm të sëmundjes.
Ekspertët shprehen me superlativa për këtë zbulim, duke thëne se është kërkimi më i rëndësishëm i bërë për kancerin në 10 vitet e fundit. Dy hartat gjenetike katalogojnë mutacionin e AND-së dhe kjo ua lehtëson shumë punën mjekëve për të zgjedhur kurën e përshtatshme.
Me pak fjalë, tumoret do kurohen sipas karakteristikave të tyre gjenetike dhe jo sipas organit që prekin. Kanceri është sëmundje genesh, por në një pjesë të madhe të rasteve shkaktohet edhe nga faktorë të jashtëm, si duhani, alkooli apo rrezatimet kimike. Hartat e reja janë publikuar në revistën “Nature” dhe në to përshkruhet kaosi gjenetik me një saktësi të paprecedentë.
Tags: harta e kodit gjenetik, Kanceri është sëmundje genesh, kundër kancerit, Majk Straton