Windows Live Messenger, për disa i njohur si MSN Messenger ka ndryshuar emrin si pjesë e tentimit të Microsoftit t’i ofrohet komunitetit online. Aplikacioni më i popullarizuar, veçanërisht në Kosovë, për komunikim të çastit ka arritur në versionin final – 9. Në versionin e ri Live Messenger ofron një varg përmirësimesh dhe funksione të reja.
Veçoria më e theksuar e re në Windows Live Messenger 9 është pamja e re me dizajn laraman, larg prej pamjes standarde të aplikacioneve të Windows. Atë mund ta përshtatni duke zgjedhur ngjyrën dhe skemën e cila u pëlqen.
Me qëllim të mirëmbajtjes së rregullit dhe shfletueshmërisë së dizajnit të ri të Windows Live Messenger, shiriti i menysë (menu bar) është fshehur nën disa butona në skajin e djathtë të lartë. Nëse doni, mundeni që kohë pas kohe të konfiguroni pamjen standarde të shiritit të menysë duke shtypur butonin Alt.
Windows Live Messenger 9 ofron një numër të madh të “emoticons” dhe “winks” të cilët mund t’i përdorni për bisedë më zbavitëse me miqtë tuaj. Të dy koleksionet mund të shtohen edhe me tjera duke i shkarkuar ato falas nga interneti. Mundësitë e reja të pamjes së përshtatur përfshijnë edhe ndryshimin e prapavijës për bisedë, si dhe shtimin e porosive personale afër pseudonimit. Për fat të keq, tani për tani në versionin e ri nuk mund të ndryshoni porositë e statusit, si ato Away, Busy, Appear Offline e të ngjashme. Mirëpo, shpresojmë se kjo gjë do të bëhet e mundur në ndonjërin nga versionet e radhës.
Biseda (chati) nuk është gjëja e vetme të cilën mund ta bëni me Windows Live Messengerin e ri. Në të gjendet edhe mundësia e video thirrjeve, respektivisht video bisedës me ndihmë të kamerës së uebit, si dhe mundësitë e thirrjeve nëpërmes protokollit të internet-VoIP. Një mundësi tjetër është edhe shkëmbimi dhe dërgimi i fotografive me anë të dritares së bisedës, kështu që nuk keni nevojë të përdorni postën elektronike për këtë gjë.
Sa i përket listës së miqve, Windows Live Messenger i ri mundëson përpunimin e grupeve të caktuara të përdoruesve. Këto grupe mundësojnë nisjen e bisedave të shumëfishta në të njëjtën kohë me disa kontakte. Edhe një tipar i ri për udhëheqje janë Favorites, një kategori e veçantë e cila mundëson shfaqjen e miqve më të cilët flisni.
Windows Live Messenger 9 përmban shumë risi dhe tipare të reja, në një pamje të bukur. Nuk jemi të sigurt nëse kjo ka qenë arsye pse ky aplikacion e ka kaluar madhësinë e instalimit prej 70 megabajt.
Tags: Appear Offline, Away, Busy, Live Messenger, MSN Messenger, Windows Live Messenger, Windows Live Messenger 9
Pershendetje!
Kisha lutur autorin e ketije postimi qe mundesihte ta postoj linkun se ku mund te shkarkohet ky verzjon i msn pasi edhepse kerkova ne google apo microsoft nuk munda ta gjej per shkarkim.
Shoqerishte: Kastrioti
Ju lutem nese eshte e mundur ta jepni linkun sepse kerkova por asnje rezultat.