WebShqip.Com logo

Vizat, Parlamenti Europian zbarkon ne Tirane

By admin on Wednesday, 17th March 2010

Kukan ne Shqiperi Vizat, Parlamenti Europian zbarkon ne TiraneNjë përfaqësi e Parlamentit Europian kryesuar nga Eduard Kukan, shefi i Delegacionit për Ballkanin do të zbresë në Tiranë të dielën për të parë nga afër sesi i ka plotësuar Shqipëria kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave.

“Koha është është shumë e rëndësishme ndaj po shkojme dhe kaq shpejt pa lajmëruar ne Shqipëri, sepse liberalizimi i vizave do të kishte kuptim nëse do realizohej përpara pushimeve te verës, në mënyrë që njerëzit të mund të udhëtonin lirshem. Po aq i rëndësishëm është fakti që janë dërguar 3 grupe ekspertësh në Tiranë për të verifikuar përmbushjen e kritereve dhe raportet e dy grupeve të para ishin pozitive ndaj presim që dhe grupi i fundit të ketë po ashtu qëndrim pozitiv. Pra, kemi te bejme me një situatë ku Shqipëria po përmbush kriteret dhe logjikisht Komisioni përcaktoi kushtet ju po i plotësoni ato dhe ne duam të rekomandojmë gjithandej se nuk duhet pritur me”, u shpreh Kukan.

Por, nëse vlerësimet e ekspertëve për Shqipërine pritet të jenë pozitive atëhere problemi qendron tek BE. Për këtë arsye, i pyetur pse viziton Tiranën në këtë rast e jo Komisionin, Kukan pergjigjet. ”Përpara se të shkojmë te Komisioni, ne duam të shohim vetë situatën në vend, të flasim me personat pergjegjës, do vizitojmë gjithashtu gjate qëndrimit tonë atje, disa qendra kontrolli për cështjet teknike, ne mënyrë që të kemi keshtu me shume peshë para Komisionit, prandaj”, theksoi Kukan.

Kryesuesi i Delegacionit Kukan tregoi se fluksi i azilkërkuesve maqedonas e serb në Europë ka ndikuar në procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë.

“Fakti që mediat raportuan cështjen e azilkërkuesve nuk po e ndihmon situatën, përkundrazi, po u jep argumente atyre që nuk kane qëndrim te qartë pro heqjes së regjimit të vizave”, u shpreh Kukan.

Në përbërje të delegacionit do të jenë deputetët Jelko Kacin, Simon Busuttil nga Malta, hollandezja Marije Cornalissen si dhe raportuesja e Parlamentit per liberalizimin e vizave Tanja Fajon. Vizita konsiderohet private per Parlamentin Europian edhe pse me ftese zyrtare te autoriteteve shqiptare.

Eurodeputetët do te takojnë kreun e shtetit Bamir Topi, Kryeministrin Berisha, Ministrin e Jashtem, atë të Punëve të Brendshme si dhe do të vizitojnë zyrat kryesore përgjegjëse për përmbushjen e kritereve të kërkuara nga BE-së

Tags: , ,


Komente




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është plagosur rëndë gjatë një
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin e 5 shtetasve me
Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?! thumbnail

Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?!

Share
Alarm te Ambasada Amerikane thumbnail

Alarm te Ambasada Amerikane

ShareNjë person tentoi të vetëdigjej para godinës së ambasadës
Seksi dhe shëndeti thumbnail

Seksi dhe shëndeti

ShareEkzistojnë njëzet (20) arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë
5 ide cfarë të bëni me djaloshin thumbnail

5 ide cfarë të bëni me djaloshin

ShareMashkulli i zhveshur është lodër tejet zbavitëse, sigurisht në
UA-6288538-2