WebShqip.Com logo

Transporti publik, plani i ri per autobuset e kryeqytetit

By admin on Saturday, 6th March 2010

Transporti publik ne TiraneGjatë ketij viti, Tiranës do t’i shtohen edhe 23 rrugë me korsi të veçanta për transportin urban publik, në autobusët e linjave do të përdoren biletat elektronike, ndërsa trafiku do të rregullohet nga kompjuterët. Ky eshte plani i Bashkise per rehabititimin e transportit publik ne kryeqytet.

Kryetari i bashkise, Edi Rama ka prezantuar dje një plan të ri masash, bazuar në masterplanin e transportit, gjate nje takimi me perfaqesues te shoqatës se Transportit Qytetas dhe operatorët e tjerë të shërbimit.

“Kemi nevojë të rrisim akoma më shumë aksesin për këtë shërbim, pra të dekurajojmë mjetin privat për lëvizje brenda qytetit, duke inkurajuar transportin publik, por ama me një ofertë më cilësore dhe kemi nevojë që me një politikë të re të kostos, në raport me standardin, të shikojmë domosdoshmërisht rritjen e investimeve në këto mjete”- tha Rama.

Projektet

Bashkia dje ka prezantuar katër projekte për transportin publik, të cilat lidhen më infrastrukturën rrugore, rrugët me prioritet në lëvizje, për transportin publik, menaxhimin e lëvizjes dhe në tërësi për mjetet.

Pasi konstatoi avantazhet e eksperimentit me korsi të dedikuara, ku në disa prej rrugëve të kryeqytetit u ndërtuan korsi të veçanta për lëvizjen e autobusëve, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të pajisë me korsi të dedikuara edhe 23 rrugë të tjera në kryeqytet, të cilat pritet të përfundojnë mes vitit 2010-të dhe 2011-të.

“Sasia e këtyre korsive është minimale, në raport me pjesën tjetër që është e pakrahasueshme në gjatësi segmentesh, ku duhet të përballemi me problematikën tërësore të trafikut, kështu që ne duhet të fusim korsitë e dedikuara mes vitit 2010-të dhe 2011-të, në 23 rrugë të tjera të kryeqytetit”, – tha Rama.

Menaxhimi i Trafikut

Sipas projekteve të Bashkisë, ndryshime do të ketë edhe në drejtimin e trafikut në rrugët e kryeqytetit. Për këtë punë është ngritur Qendra e Kontrollit të Trafikut dhe të Menaxhimit të Trafikut, e cila ka në dispozicion një sistem të ri IT – je. Kjo qendër tashmë është gati dhe sipas parashikimeve të Bashkisë do të nisë punën brenda këtij viti.

Qendra do të bëjë të mundur që trafiku në Tiranë të menaxhohet nëpërmjet kamerave dhe në rrugë kompjuterike. Një mënyrë e re që sipas gjasave do të lehtësojë punën e forcave të rendit, të cilat janë të angazhuara, si në nivelin e qeverisjes kombëtare, edhe në atë të për sigurinë dhe respektimin e rregullave të qarkullimit në rrugë.

Biletat e elektronike

Kryetari i Bashkisë ka diskutuar me operatorët privatë edhe mundësinë e vendosjes së sistemit elektronik të kontrollit të biletës në autobus. Autobusët aktualë në përgjithësi e kanë sistemin si infrastrukturë të instaluar, por që fatkeqësisht në vendin tonë nuk ka funksionuar asnjëherë. Vendosja e sistemit të biletës elektronike, sipas Ramës, do të lehtësojë operatorët privatë, duke bërë të mundur që autobusët të mos kenë një numër jashtë standardit të shkelësve të këtij rregulli.

Kreu i bashkisë i ka kërkuar operatorëve privatë të investojnë më shumë në “kushtet e komfortit dhe aksesibilitetit të shërbimit”

Urbanët me ajër të kondicionuar dhe kamera

Detyra që i ka caktuar Bashkia e Tiranës operatorëve privatë të transportit publik, është rritja e investimeve, si në mjetet e transportit dhe në drejtim të rritjes së cilësisë së menaxhimit të shërbimit. Kështu në radhën e detyrave që duhen kryer janë investimet në “kushtet e komfortit dhe aksesibilitetit të shërbimit”.

E thënë ndryshe, në urbanët ekzistues apo edhe në ata që do të vijnë më vonë duhet patjetër të jetë instaluar ajri i kondicionuar. Veç kësaj, për udhëtarët duhet lehtësuar hyrja në urban gjë që do të bëhet e mundur nëpërmjet një platforme të sheshtë.

Autobusët gjithashtu duhet të kenë platforma të përshtatshme edhe për njerëzit me aftësi të kufizuar. Një nga pikat më të rëndësishme është siguria brenda mjeteve të udhëtimit.

Që sipas propozimeve të Bashkisë, duhet të monitorohet nëpërmjet një sistemi kamerash. Ky monitorim do të realizohet nga sisteme të teknologjisë së lartë që mundësojnë evidentimin e pozicionimit të mjetit, kontrollin dhe menaxhimin e tij nëpërmjet sistemeve GIS, pa u nevojitur më sisteme të organizimit të shërbimit, nëpërmjet forcave të shtuara njerëzore.

Detyra tjetër është rinovimi i parkut të mjeteve, ku synohet të vihen në shërbim të qytetarëve mjete të reja për çdo linjë. Pjesa më e madhe e investimeve do të kryhen gjatë viteve 2010-2011-të, por investime të reja do të jenë të shtrira përgjatë një afati pesëvjeçar.

Prioritetet e Bashkisë së Tiranës:

• zgjidhja e disa prej aspekteve më të rëndësishme dhe problematikave të shërbimit;
• rritja e standardit të shërbimit dhe komoditetit të qytetarit,
• frekuenca (problemet me oraret, vonesat për shkak të trafikut);
• kushtet e komoditetit dhe të sigurisë në bord të qytetarit;
• rritja e aksesit për përdorues të caktuar të transportit (pasagjerët me akses të kufizuar, si nënat me fëmijë, personat me aftësi të kufizuara etj.)
• kosto e përballueshme e shërbimit, por duke rritur investimet në mjetet e linjës;
• rritja e mbrojtjes për mjedisin, për shkak të shkarkimeve të mjeteve të transportit publik

Tags: , ,


Komente




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Tjetër skandal në Angli, Runi raporte me një prostitutë thumbnail

Tjetër skandal në Angli, Runi raporte me një prostitutë

SharePas çështjes “Xhon Terri”, kombëtarja angleze është përfshirë nga një tjetër skandal seksual.
Zbulohet vaksina e rinisë thumbnail

Zbulohet vaksina e rinisë

ShareTë gjithë e dimë se vaksinimi funksionon nëpërmjet injektimit të një sasie të
Skandali, gruaja e deputetit konservator punon si prostitutë thumbnail

Skandali, gruaja e deputetit konservator punon si prostitutë

ShareSkandali godet sërish konservatorët e Devid Kameron, pasi një gazetë britanike publikon fakte
Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011 thumbnail

Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011

SharePresidenti i Republikës, Bamir Topi dekreton 8 majin 2011,
Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin
UA-6288538-2