WebShqip.Com logo

Topi therret neser vec e vec, Berishen e Ramen

By Webmaster on Monday, 8th February 2010

Berisha dhe RamaFillimi i kësaj jave pritet të ulë në tryezën e dialogut të drejtuar nga Presidenti i Republikës, kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së, Rama. Kanë mjaftuar deklaratat publike të të dy drejtuesve politikë që pranojnë të ulen në negociata me mediator Presidentin Topi, që ky i fundit të nisë përpjekjet për të kontaktuar me secilin prej tyre. Nga institucioni kryesor i shtetit ende nuk ka ndonjë informacion për biseda konkrete me Ramën e Berishën, veç faktit që drejtoria e shtypit të Presidencës njoftoi dy ditë më parë se, “në kontekstin e ri politik, Presidenti i Republikës do të vijojë në ditët në vazhdim kontaktet paraprake të punës me kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqësin e opozitës si dhe me bashkësinë ndërkombëtare, për të përgatitur termat e bisedimeve që do të zhvillohen gjatë tryezës së përbashkët”. Gazeta Shqiptare ben te ditur se dita e parë e javës mendohet se do të sjellë lëvizje në këtë drejtim.

Ende nuk dihet se sa Presidenti Topi do të arrijë të bindë para uljes në tryezë, krerët e dy partive kryesore politike të tërhiqen dhe të lëshojnë pe nga kushtet që kanë, njëri për hapjen e kutive dhe tjetri për të mos e lejuar këtë. Gjatë ditëve të fundit, kryetari i PS-së ka përsëritur se nuk heq dorë nga hapja e kutive dhe do të ulet në tavolinë pikërisht për të arritur këtë gjë. Ndërsa kryeministri Berisha deklaroi prerë se, “kutitë nuk hapen”. Asnjëri prej tyre nuk ka treguar një rrugë të mesme se si do të zgjidhet kjo mosmarrëveshje për t’i hapur rrugën dialogut, duke lënë përshtypjen e dështimit të bisedimeve ende pa filluar.
Ndërkombëtarët
Nga ana tjetër do të jetë edhe faktori ndërkombëtar, i cili ashtu si edhe në fundjanarin që shkoi, edhe në këtë fillimshkurti nuk ka rreshtuar për asnjë ditë së kërkuari vendosjen e një dialogu. Sipas deklaratave të tyre, një dialog i shpejtë do ta shpëtonte Shqipërinë nga një “ndëshkim” i mundshëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Edhe dje, ambasadori spanjoll që ka radhën e kryesimit të BE-së, Manuel Montobio deklaroi se, “jemi në një situatë të brendshme në Shqipëri që është objekt shqetësimi për ndërkombëtarët dhe BE-në”. Sipas tij, situata “duhet kapërcyer në kuadrin kushtetues nga aktorët e brendshëm me mbështetje ndërkombëtare, po jo me zëvendësim nga ndërkombëtarët. Nëse nuk zgjidhet brenda një kohe të shkurtër, atëherë pasojat për perspektivën europiane do të jenë shqetësuese”, – u shpreh Montobio. Në datën 22 shkurt ka lajmëruar vizitën e tij në Shqipëri një delegacion i nivelit të lartë nga Këshilli i Evropës. Ndaj, ideja e kreut të shtetit shqiptar është që dialogu të jetë vendosur mes palëve para kësaj date.

Tags: ,


Komente

  1. ari-----prishtine says:

    po nukdi mor burra si me thirr kit ramen ne dialog po rama nuk esht shqiptar aj esht grek qka i perzihet sales a hajdat




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Genta: pas kercimit, e kam hak nje cigare thumbnail

Genta: pas kercimit, e kam hak nje cigare

ShareBukuroshja kosovare, Genta Ismajli pasi ka provuar për herë të parë shijen e
Vajzat kunder Hakiut: Na fyeu me 8 Mars thumbnail

Vajzat kunder Hakiut: Na fyeu me 8 Mars

ShareDjemtë kanë vendosur që në ditën e grave t’u shërbejnë vajzave. E kanë
Arrestohet kengetari i njohur DMX thumbnail

Arrestohet kengetari i njohur DMX

ShareYlli i muzikës rep DMX është arrestuar dje dhe është akuzuar për pesë
Edhe qytetaret me deklarim pasurie thumbnail

Edhe qytetaret me deklarim pasurie

ShareNe fund te vitit cdo qytetar do te plotesoje
Rama ne Strasburg: Sa me shpejt vizat thumbnail

Rama ne Strasburg: Sa me shpejt vizat

SharePartia Socialiste ka rritur presionin ndaj qeverise duke marre
100 vjecares i dalin brire ne balle thumbnail

100 vjecares i dalin brire ne balle

ShareKinezja njëqindvjeçare shokoi miqtë dhe ata që e njihnin,
UA-6288538-2