WebShqip.Com logo

Si e kaluan Shen Valentinin personazhet VIP

By admin on Tuesday, 23rd February 2010

Olsi me Nocen 300x189 Si e kaluan Shen Valentinin personazhet VIPMë shumë të vetmuar sesa të dashuruar. Kjo është pak a shumë panorama që na u paraqit natën e Shën Valentinit nëpër pubet e njohura të Tiranës. Dhe e kemi fjalën për ata që ne gjuajmë vazhdimisht, fytyrat e njohura të ekranit. Ishte pikërisht dita e Shën Valentinit momenti më i mirë për të mësuar nëse janë me partnerët ekzistues apo janë ndarë, ata që ishin vetëm kanë gjetur të dashur apo jo? Dhe në fakt po t’i hedhim një sy fotove, do të kuptojmë se shumica atë natë ishin me shoqëri dhe jo me të dashur në krah. Të zbulojmë disa prej tyre.

Gjimi shërohet dhe i kthehet jetës së natës
Ka qenë një nga konkurentët më me pak fat të këtij edicioni të “Big Brother”. Ndërkohë që përflitej se mund të ishte pikërisht ai një nga konkurentët potentë për të fituar trofeun prej 100 milionë lekësh, mbas 20 ditësh qëndrimi në shtëpi, Gjimi u sëmur dhe u detyrua të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në stomak, duke i dhënë fund kësaj ëndrre të shumëpritur. Vetëm pak ditë mbas operacionit, ai i është kthyer jetës normale ndërkohë që natën e të dashuruarve është paraqitur në një nga pubet e Tiranës i shoqëruar nga disa shokë të tij.

Noçja dhe Olsi një Shën Valentin perfekt
Kanë kaluar ulje-ngritje aq të shumta sa shumë prej nesh mund të vinin bast se Noçja dhe Olsi nuk do të ktheheshin më bashkë. Por ka ndodhur ndryshe. Olsi, mbas disa tentativave për të rifilluar një jetë të re në Spanjë, ka vendosur të braktisë gjithçka dhe të rikthehet në Tiranë dhe një nga arsyet ishte dashuria e tij e madhe për Noçen. Në këtë ditë të shënuar ata janë parë përsëri bashkë në pub “Sharm”, ku Olsi punon si menaxher. Mbase tani, ata e kanë vendosur përfundimisht se nuk do të ndahen më nga njëri-tjetri.

Kastro pas ndarjes duket se po ia kalon mirë
Ka qenë me miqtë e tij natën e “Shën Valentinit”, por natyrisht ka preferuar që të jetë në shoqërinë e femrave të bukura, si te kjo foto që po publikojmë. Duket se kërkesën për divorc që e shoqja Jola e ka depozitur pak javë më parë në Gjykatë, nuk e ka pritur mirë. Madje miqtë tregojnë se ai as nuk  arrin ta imagjinojë ndarjen përfundimtare me vajzën që i dhuroi djalin që ai e adhuron pa fund. Por më në fund duket se e ka pranuar këtë fakt dhe ka filluar t’i kthehet jetës normale dhe pa stres. Natën e 14 shkurtit ka preferuar të mos rrijë i mbyllur në shtëpi apo në studio, por të zbavitet me miqtë… sidomos me mikeshat.

Alessia e sfilitur, heq dorë nga clubi
Javën e kaluar ju treguam për Alessian, autoren italiane të programit “E diell”. Ajo mori përsipër drejtimin artistik të club “Vogue” në zonën e bllokut vetëm të enjteve, duke u kujdesur për muzikën dhe detajet artistike. Por ashtu si për shumë trille të tjera të  saj, duket se kjo gjë iu mërzit shpejt dhe ka vendosur të heqë dorë duke iu përkushtuar vetëm televizionit. Por gjithsesi ajo ndjehet e kënaqur që kontriboi për mbarëvajtjen e këtij lokali në hapat e tij të parë. Tani me siguri do të shkojë aty si kliente. Shiheni nga fotoja sa e lodhur duket dhe mbi të gjitha natën e të dashuruarve nuk kishte asnjë partner pranë për t’i dhënë pak energji.

Julinda dhe Juna puthje në buzë
Kanë zgjedhur njëra-tjetrën për të festuar “Shën Valentinin”, madje kur kanë parë paparacin tonë nuk e kanë kursyer as puthjen në buzë. Kjo mbase për të treguar se vajzat ish pjesëmarrëse në “Big Brother 1” ia kalojnë mirë edhe pa meshkuj, madje edhe ditën e Shën Valentinit? Në fakt që të dyja kanë patur lidhje të gjata që para se të futeshin në “Big Brother”. Por historitë e tyre kanë mbaruar pothuajse në të njëjtën kohë, duke deklaruar se tashmë janë beqare.

Romina shton dozën e ekzibicionizmit
Nuk ia vlen të gërmosh për të gjetur se me kë rri Romina, vajza ish-pjesëmarrëse në “Big Brother 1”. Duket sikur ajo ka stilin e saj të zbaviturit me miq në krah dhe pa një djalë special, që të identifikohet zyrtarisht si i dashuri i saj. Natën e “Shën Valentinit”, ajo është paraqitur te “Vogue” me një kapele në kokë, me cigaren mes gishtash, duke pirë për qejf të vet. Vajza që është quajtur adoleshentja e përjetshme, duket se ndihet mirë me jetën që bën mes punës në radio dhe miqve të saj, të cilët padyshim janë të shumtë.

Poli dhe Adi, indiferentë ndaj vajzave të bukura
Janë ulur në një tavolinë me dy vajza shumë të lezetshme e megjithatë bisedojnë pa fund me njëri tjetrin. Adi dhe Poli, të dy ish pjesëmarrës në “Big Brother” u fotografuan nga paparaci ynë te “Vogue” një javë më parë, natën e inagurimit. Poli është punësuar aty si ndihmës menaxher, ndërkohë që Adi ishte i ftuar. Të dy djemtë ishin aq të dhënë atë natë pas bisedave me njëri-tjetrin, sa harruan se nuk ishin të vetëm në atë tavolinë. Kushedi sa interesante ishte biseda!

Tags: , , , ,


Komente




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është plagosur rëndë gjatë një
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin e 5 shtetasve me
Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?! thumbnail

Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?!

Share
Alarm te Ambasada Amerikane thumbnail

Alarm te Ambasada Amerikane

ShareNjë person tentoi të vetëdigjej para godinës së ambasadës
Seksi dhe shëndeti thumbnail

Seksi dhe shëndeti

ShareEkzistojnë njëzet (20) arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë
5 ide cfarë të bëni me djaloshin thumbnail

5 ide cfarë të bëni me djaloshin

ShareMashkulli i zhveshur është lodër tejet zbavitëse, sigurisht në
UA-6288538-2