WebShqip.Com logo

SHBA kunder ligjit per SHISH

By admin on Friday, 12th March 2010

Withers flet per shish SHBA kunder ligjit per SHISH“Eshte me rendesi jetike qe Sherbimi Informativ i Shqiperise te mbetet profesional, i pavarur dhe i lire nga te gjitha nderhyrjet politike. Jemi te shqetesuar qe projektligji i minon keto parime”.
Pakkush kishte menduar nje reagim te tille, kaq te hapur dhe pa doreza te Shteteve te Bashkuara kunder projektligjit per sherbimet sekrete, i miratuar dy dite me pare ne komisionin e ligjeve. Me heret ambasada amerikane kishte shprehur shqetesim nepermjet zedhenesit te saj, por kur projektligji pritet te miratohet ne parlament eshte vete ambasadori Withers, qe thote se ky projektligj po demton imazhin e Shqiperise dhe se ai duhet rishikuar nga eksperte nderkombetare.

“Ky projektligj i ngarkon pergjegjesi te reja brenda vendit Sherbimit Informativ te vendit, te cilat jane shqetesuese. Nxisim me force qe eksperte ligjore nderkombetare te lejohen te kryejne nje rishikim te gjithanshem te projektligjit perpara se parlamenti te ndermarre ndonje veprim te metejshem. Eshte e domosdoshme qe cfaredo projektligji i tille te permbushe standardet nderkombetare ne perputhje me detyrimet euro-atlantike te Shqiperise”, deklaroi Withers.

I pyetur nga Top Channel se ku cenohen standardet nderkombetare, zoti Withers nuk dha hollesi, por iu referua deklarates, duke shtuar se ne formen aktuale drafti eshte i paparanueshem.

“Mendoj se e kemi treguar ku qendrojne shqetesimet tona kryesore. Çfaredo sherbimi informative duhet te mbetet profesional. Nuk duhet te politizohet. Duhet te ruaje pavaresine si institucion. E kemi pare projektligjin, projektligjin e rishikuar. Vazhdojme ta quajme te papranueshem ne pikepamjet qe sapo permenda”, tha Withers.

Ambasadori Withers u tregua i rezervuar per nje pergjigje te hollesishme, persa i perket nderhyrjeve politike ne sherbimin sekret.

Pyetje TCH – C’doni te thoni qe sherbimi duhet te jete i lire nga nderhyrjet politike kur me ligj, sherbimi eshte ne varesi te kryeministrit?

Withers – “Nuk dua te hyj ne shume hollesi specifike ketu. Mendoj se e kemi bere te qarte pozicionin tone dhe mendoj se ju e kuptoni se cili eshte ky pozicion”.

Ne fakt, pozicioni amerikan per kete ligj, pavaresisht se nuk thuhen nenet e kundershtuara, eshte i qarte. Ligji duhet te rishikohet.

“Shqiperia eshte nje anetare e re e NATO-s dhe ka aspirate per integrim te plote euro-atlantik. Ndjejme se ky projektligj e çon Shqiperine ne drejtimin e gabuar. Si miq, si miq te ngushte te Shqiperise, ne duam te ofrojme keshillat tona per t’u siguruar qe mikja jone Shqiperia nuk do te vazhdoje ne ate drejtim te gabuar”, theksoi Withers.

Ambasadori u pyet nga Top Channel edhe nese ai ka patur ndonje ankese nga drejtori aktual i Sherbimit per ligjin, pasi ai mori formen perfundimtare ne komisionin e ligjeve, qe sic u tha, kaloi me konsensus mes paleve. Ambasadori amerikan nuk i dha nje pergjigje direkte pyetjes, por, mes te tjerash, tha dicka tjeter te rendesishme.

“Mendoj se çeshtja qe duhet mbajtur parasysh eshte qe ky nuk eshte thjesht nje debat i brendshem politik. Ne kuardin e NATO-s dhe sipas marreveshjeve dypaleshe, kjo eshte nje çeshtje me implikime nderkombetare. Dhe, per pasoje, cilido qofte diskutimi i brendshem, eshte shume shume e rendesishme qe eksperte ligjore nderkombetare te mund ta rishohin kete projektligj gjere e gjate dhe me hollesi per t’u siguruar qe ai permbush komponentin nderkombetar te detyrimeve te tij”, tha Withers.

Dhe meqe foli per komponente, ambasadori Withers, la te kuptohej, se Shtetet e Bashkuara do te donin, qe ne debatin per projektligjin ne parlament, qe ka gjasa te ndodhe me 18 mars, te shikonte atje edhe opoziten.

“Vertet qe po e ndjekim nga afer diskutimin e brendshem mbi kete ligj dhe te gjithe deputeteve te te gjithe spektrit politik u kerkojme te vleresojne pasojat e ketij ligji per interesat afatgjata kombetare dhe nderkombetare te Shqiperise”, deklaroi Withers.

Ndryshimi i ligjit per Sherbimin Informativ, percakton nderprerjen e mandatit te shefit aktual, Bahri Shaqiri dhe sipas ligjit, brenda 60 ditesh nga hyrja ne fuqi, kryeministri duhet te emeroje drejtorin e ri te sherbimit. Nuk eshte e sigurte, nese kryeministri Berisha do t’ia perserise mandatin Bahri Shaqirit dhe ndoshta kjo eshte arsyeja, qe ambasadori Withers permendi domosdoshmerine e stabilitetit brenda sherbimit.

“Me lejoni te shtoj vetem qe kjo eshte nje kohe kur stabiliteti ne Sherbimin Informativ Shqiptar eshte posaçerisht i rendesishem. Ky projektligj ngre pikepyetje pikerisht ne ate fushe”, perfundoi Withers.

Tags: ,


Komente




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Tjetër skandal në Angli, Runi raporte me një prostitutë thumbnail

Tjetër skandal në Angli, Runi raporte me një prostitutë

SharePas çështjes “Xhon Terri”, kombëtarja angleze është përfshirë nga një tjetër skandal seksual.
Zbulohet vaksina e rinisë thumbnail

Zbulohet vaksina e rinisë

ShareTë gjithë e dimë se vaksinimi funksionon nëpërmjet injektimit të një sasie të
Skandali, gruaja e deputetit konservator punon si prostitutë thumbnail

Skandali, gruaja e deputetit konservator punon si prostitutë

ShareSkandali godet sërish konservatorët e Devid Kameron, pasi një gazetë britanike publikon fakte
Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011 thumbnail

Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011

SharePresidenti i Republikës, Bamir Topi dekreton 8 majin 2011,
Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin
UA-6288538-2