WebShqip.Com logo

Samsung, ne treg celulari qe ushqehet me energji diellore

By admin on Monday, 15th June 2009
samsung diellor Samsung, ne treg celulari qe ushqehet me energji dielloreNëse jeni tip që preferoni të rrini në ambient, s’keni pse shqetësoheni më për shkarkimin e baterisë së celularit. Samsung ka bërë publik të mërkurën celularin e parë GSM që ushqehet me energji diellore, modeli E1107, i njohur edhe me emrin “Kurora Diellore”. Është një telefon dual-band GSM (900MHz dhe 1800MHz) dhe mund të karikohet kudo shndrin dielli.

Telefoni është me përmasa dhe formë si telefonat e tjerë, por me një ndryshim: në pjesën e pasme ka një panel kapës të energjisë diellore që ju furnizon me 5 deri 10 minuta bisedë për çdo orë karikim.

Por kjo varet nga sa e fortë është drita e diellit. Sipas Samsung, vlerësimi i mësipërm është bërë në bazë të 80,000 luks drite dielli (mesatarja e një dite me diell) me telefonin fikur dhe duke thithur rreze.

Kurora Diellore vjen me një tërësi karakteristikash. Kryen funksionet bazë të celularit, radio FM, zile MP3, lojëra të parainstaluara, dhe një elektrik të integruar. Telefoni ka edhe disa karakteristika sigurie si Mobile Tracker (Gjurmuesi i Telefonit), i cili ju lajmëron kur ndërrohet karta SIM dhe dërgon një mesazhe SOS. Ka edhe një karakteristikë “Thirrjeje të Rremë”, që do të thotë se mund të shtireni sikur po merrni një telefonatë për t’ju shpëtuar nga ndonjë situatë të pakëndshme në të cilën mund të ndodheni.

Kurora Diellore do jetë i disponueshëm në shumë tregje, përfshirë Evropën, Indinë, Azinë Juglindore, dhe Amerikën Latinë duke nisur nga ky muaj. Në Indi për momentin ky celular kushton 59 $, por çmimi zakonisht vendoset nga kompanitë e telefonisë celulare.

Më herët këtë vit, Samsung shfaqi një tjetër telefon diellor, Blue Earth (Toka Blu).

Nga: /start/

Tags: ,


Komente




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Tjetër skandal në Angli, Runi raporte me një prostitutë thumbnail

Tjetër skandal në Angli, Runi raporte me një prostitutë

SharePas çështjes “Xhon Terri”, kombëtarja angleze është përfshirë nga një tjetër skandal seksual.
Zbulohet vaksina e rinisë thumbnail

Zbulohet vaksina e rinisë

ShareTë gjithë e dimë se vaksinimi funksionon nëpërmjet injektimit të një sasie të
Skandali, gruaja e deputetit konservator punon si prostitutë thumbnail

Skandali, gruaja e deputetit konservator punon si prostitutë

ShareSkandali godet sërish konservatorët e Devid Kameron, pasi një gazetë britanike publikon fakte
Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011 thumbnail

Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011

SharePresidenti i Republikës, Bamir Topi dekreton 8 majin 2011,
Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin
UA-6288538-2