WebShqip.Com logo

Publikohen raportet per UFO dhe dukurite misterioze

By admin on Saturday, 20th February 2010

UFO Publikohen raportet per UFO dhe dukurite misteriozeMinistria Britanike e Mbrojtjes publikoi raportet ku ndërmjet tjerash përmenden takimet e afërta me jashtëtokësorët, objektet e paidentifikuara fluturuese, si dhe sëmundjet e pazakonta të njerëzve që u takuan me jashtëtokësorët. Këto të dhëna janë ruajtur në një fshehtësi të madhe prej vitit 1009 deri më 2000.

Në 6000 faqe raport që Ministria e Mbrojtjes e Britanisë i publikoi për opinionin, janë përshkruar qindra raste të përvojave të çuditshme të njerëzve, të cilët pohojnë se kanë parë objekte të paidentifikuara fluturuese të formave dhe madhësive të ndryshme, si dhe një dritë të çuditshme në tërë Britaninë e Madhe.

Në dokumentet e publikuara përmendet edhe ngjarja kur policët nga Bostoni dhe Skegnessi në Lincolnshire panë dhe incizuan një UFO. Policia menjëherë lajmëroi rojën e kufirit e cila i njoftoi të gjitha anijet. Në të njëjtën kohë radari regjistroi një zhurmë të fortë e cila “dridhi” Bostonin.

Kjo është vetëm njëra nga qindra ngjarje të cilat janë raportuar në Polici, Ushtri ose Qeverinë e Britanisë së Madhe. Ekspertët thonë se përshkrimet për objektet e paidentifikuara fluturuese, format dhe madhësitë kanë ndryshuar për gjysmë shekulli.

Vitet e fundit njerëzit thonë se kanë parë objekte të paidentifikuara në formë trekëndëshi të cilat shkëlqejnë, derisa në periudhën prej vitit 1940 deri më 1950, njerëzit rrëfenin kryesisht se kanë parë UFO në formë të pjatave ose disqeve fluturuese.

Tags: , , ,


Komente

  1. 69 says:

    nuk i besoj ufot.I do not believe in UFO




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është plagosur rëndë gjatë një
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin e 5 shtetasve me
Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?! thumbnail

Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?!

Share
Alarm te Ambasada Amerikane thumbnail

Alarm te Ambasada Amerikane

ShareNjë person tentoi të vetëdigjej para godinës së ambasadës
Seksi dhe shëndeti thumbnail

Seksi dhe shëndeti

ShareEkzistojnë njëzet (20) arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë
5 ide cfarë të bëni me djaloshin thumbnail

5 ide cfarë të bëni me djaloshin

ShareMashkulli i zhveshur është lodër tejet zbavitëse, sigurisht në
UA-6288538-2