WebShqip.Com logo

Palermo shokon Juventusin ne Olimpico

By admin on Sunday, 28th February 2010

Miccoli Palermo shokon Juventusin ne OlimpicoNdeshja kryesore e javës së 26-të në Serie A është zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Torinos, ndërmjet Juventusit dhe Palermos, ndërsa ishin lojtarët mysafirë ata që arkëtuan tri pikë nga ky takim.

Sicilianët kanë shënuar fitore prej 2-0 përballë Zonjës së Vjetër, duke turpëruar bardhezinjtë para tifozëve të vet.

Juventusi dominoi në pjesën e parë duke treguar një lojë të bukur, mirëpo mungonte konkretizimi.

Në fraksionin e dytë të lojës, Palermo dalëngadalë mori zemër dhe u bë skuadër gjithnjë e më e rrezikshme.

Ishte ish-sulmuesi i Juventusit, Fabricio Miccoli, lojtari i cili shokoi portierin Alex Manninger me një supergoditje nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit (60’).

Një gabim të mbrojtjes vendase e shfrytëzoi i porsainkuadruari në lojë, Igor Budan, i cili dyfishoi epërsinë e mysafirëve (82’), për t’i dhënë fund dyshimit për fituesin në këtë përballje.

Me këtë fitore, Palermo merr pozitën e katërt në tabelë duke e zhvendosur Juventusin në vendin e pestë.

Tags: , , , ,


Komente




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është plagosur rëndë gjatë një
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin e 5 shtetasve me
Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?! thumbnail

Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?!

Share
Alarm te Ambasada Amerikane thumbnail

Alarm te Ambasada Amerikane

ShareNjë person tentoi të vetëdigjej para godinës së ambasadës
Seksi dhe shëndeti thumbnail

Seksi dhe shëndeti

ShareEkzistojnë njëzet (20) arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë
5 ide cfarë të bëni me djaloshin thumbnail

5 ide cfarë të bëni me djaloshin

ShareMashkulli i zhveshur është lodër tejet zbavitëse, sigurisht në
UA-6288538-2