Pasi që gjatë vitit 2009 nuk ka arritur të paraqitet MSN Messenger për Mac, vijnë fjalë të forta se kjo gjë megjithatë do të ndodhë gjatë vitit 2010.
Megjithatë, në pyetje është aplikacioni të cilin e përdorin një numër shumë i vogël i përdoruesve, prandaj edhe ata deri më tani sigurisht kanë hequr dorë nga pritja e këtij përditësimi.
Përditësimi për aplikacionin MSN të kompanisë Microsoft do të duhej të sillte me vete video dhe audio mbështetje për shfrytëzuesit e Mac.
Informacioni për shtyrjen i ka dëshpëruar ata të cilët u kujtohet një paralajmërim i ngjashëm nga viti 2008 kur ishte thënë bindshëm se ky aplikacion për Mac do të vinte gjatë vitit 2009.
Ekipi zhvillues i MSN për Mac pohon se përditësimi do të vjen në muajin mars dhe me vete do të sjell karakteristika të cilat do të dëshmojnë se pritja ia ka vlejtur.
Tags: aplikacion për Mac, Mac ne 2010, MSN Messenger, MSN Messenger for Mac, MSN Messenger për Mac, MSN për Mac