Ministri i Jashtem Ilir Meta ka deklaruar se dialogu mes pozites dhe opozites nen drejtimin e presidentit te Republikes, mund te funksionoje vetem nese kerkesat nuk jane antikushtetuese.
Ai ka shprehur keqardhje per qendrimin e PS-se, duke e cilesuar si “jo te sinqerte ndaj rezolutes te KiE-se”. Ai fajesoi kryesocialistin Edi Rama si pergjegjesine kryesor te krizes politike ne vend.
Duke folur per vendimin e Gjykates Kushtetuese ne lidhje me marreveshjen per kufirin detar me Greqine, ai theksoi se eshte nje “vendim qe nuk diskutohet”.
“Por nuk mund te hesht kur elemente ekstremiste ne shoqerine shqiptare perpiqen te helmojne marredheniet mes dy vendeve dhe dy popujve vazhdimisht me qendrime nga me te ndryshmeve qe nuk i sherbejne askujt pervec kthimit mbrapa”, tha Meta ne nje dalje per mediat.
“Shqiperia do te ece ne rrugen e estabilitetit. Shqiperia nuk mund te eci perpara duke shkelur Kushtetuten”, shtoi Meta.
Tags: Ilir Meta, Ministri i Jashtem, Ministri i Jashtem Ilir Meta, Ministri Ilir Meta ne fjalim