Për herë të parë për këtë legjislaturë parlamenti i Shqipërisë voton në unanimitet. Pas një seance që zgjati mbi 3 orë është votuar Rezoluta për liberalizmin e vizave me Bashkimin Europian. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli hapi votimin me elektronike, ku numëroi plot 127 vota pro rezolurës, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Më parë Kuvendi u përfshi nga debatet, ku deputetët e opozitës kërkuan të hiqeshin lavdet për qeverinë nga kjo rezoltë.
Deputetja socialiste, Arta Dade u shpreh nga foltorja u shpreh, se PS është sot në Kuvend vetëm për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Ajo i kërkoi mazhorancës që të mos e përdorë këtë kauzë si prapagandë pasi ky është obligimi i gjithë forcave politike në vend.
“Projektrezoluta sjell frymën e konsensusit por ne jemi këtu vetëm për vizat. Për të realizuar ëndrrën e gjithë shqiptarëve për të treguar vlerat e parimet e forcës sonë”, tha Dade, duke shtuar se “gënjeshtrat nuk do t’iu mbajnë edhe për shumë kohë në këmbë, këmbanat po bien çdo ditë për ju, raportet e fundit ndërkombëtare tregojnë se qeverisja është e politizuar dhe përfshirë nga korrupsioni, kjo qeveri nuk mund të pengojë liberalizimin e vizave, i cili është vonuar. Mos bëni lojra me vizat, ato duhet të përfaqësojnë shqiptarët dhe jo të jenë fletë lavdërimi për qeverinë”.
Ndërsa Kryeministri Berisha u shpreh se “kërkesa për të fshirë arritjet është vulgare sepse në rast se nuk do të kishte arritje ne do të bëheshim hipokritë në votimin e kësaj rezolute”. Sipas tij, qeveria s’ishte e vetmja në këtë arritje, por edhe 40 institucione që plotësuan kërkesat e udhërrëfuesit.
Por edhe pse bëri këtë argumentim, në fund Berisha pranoi verejtjet e opozitës, duke hequr ca fjalë lavdëruese për vete dhe qeverinë nga rezoluta. Më pas ajo kaloi në votim ku mori votat e gjithë deputetëve, sit ë majtë ashtu edhe të djathtë që gjendeshin në sallë.
Tags: Kuvend, miratohet me 127, rezoluta per vizat
Bravo, Berisha eshte qelsi i suksesit ne Shqiperi dhe veq keshtu vazhdoni iu pershendet e gjith Kosova.