Mjekët këshillojnë që dita kurrë mos t’iu fillojë me kafe, por që fillimisht patjetër duhet të hani kafjall në mënyrë që mos ta shkatërroni lukthin.
Ekspertët gjithashtu pohojnë se doza prej 3-4 esspreso është e mirë për zemër, me ç’rast prej të gjitha formave të kafes me e mira është esspreso (e shkurtë) përderisa atë të gjatë duhet ikur sepse shtesa nga uji nga aparati ngërthen në vete materie të dëmshme nga kafeja.
Kafenë nuk do të duhej konsumuar më shumë se tri herë në ditë, sepse qëndrimet e mjekëve nuk janë gjithmonë në pajtim kur bëhet fjalë për atë se a është kafeja e dobishme apo e dëmshme për shëndet. Megjithatë, kohëve të fundit vjen deri tek të dhënat interesante se kafeja është shumë e mirë për ne, ndërsa një studim i ri tregon se ajo mund të ulë rrezikun nga diabeti i të dyja tipave.
Studimet tregojnë se pirja e katër filxhanë kafe në ditë, rreth 2 decilitra, lidhet me ulje deri në 30 për qind të rrezikut për zhvillim të kancerit. Çdo mëngjes më shumë se 100 milionë amerikanë pinë kafe për të filluar ditën të kthjellët, e shumica pranojnë se janë të varur nga ajo. Disa studime tregojnë se pirja e përditshme e kafesë lidhet me zvogëlimin e rrezikut nga sëmundja e Parkinsonit, kancerit të mëlçisë, gurëve, por kjo s’do të thotë se duhet tepruar me kafeinë.
Studimi i ri dëshmon se kafeja ka kafeinë është po aq efikase kundër diabetit si ajo e thjeshta, sepse të dyja llojet janë plot materie ushqyese. Duke i testuar minjtë laboratorik u zbulua se kafeja ka përbërës që shtojnë aftësinë e mëlçisë që të përpunojë sheqerin, gjë që në masë të madhe është efekt që e kanë edhe ilaçet kundër tij. Megjithatë, shumë mjek këto analiza i konsiderojnë interesante, por shumë preliminare që pacientëve të vet t’ua përshkruanin menjëherë një esspreso të dyfishtë. (kospress)
Tags: 3 kafe ne dite, esspreso, kafe e dites, Kafeja jone, l'esspreso, Mjekët këshillojnë, sa kafe ne dite pini, Studimet tregojnë