WebShqip.Com logo

Kryeqyteti feston ndryshe 29 Nëntorin

By admin on Sunday, 29th November 2009

tirana Kryeqyteti feston ndryshe 29 NëntorinDita e Çlirimit, për të gjashtin vit radhazi në kryeqytetin e vendit do të festohet ndryshe. Me rastin e Natës së Bardhë, për ditën e diel, sot Bashkia e Tiranës ka planifikuar një sërë aktivitetesh, ku pjesëmarrës do të jenë grupmosha të ndryshme. Bashkia ka parashikuar bashkëpunim të ngushtë me njësitë tregtare të të gjitha llojeve, ndërkohë që qarkullimi rrugor do të jetë i bllokuar në qendër dhe në rrugët kryesore. Nga statistikat e mëparshme rezulton se gjatë Natës së Bardhë, nëpër rrugët e kryeqytetit qarkullojnë më shumë se 500 mijë persona, të cilët janë padyshim edhe vizitorë nga qytete të tjera të vendit. Aktiviteti për Natën e Bardhë do të nisë në orën 18:00 me Bandën e Tiranës, ndërsa ambientet e Bashkisë do të jenë të hapura për vizitorët nga ora 20:00. Në programin e Natës së Bardhë do të ketë këngë partizane, filma me temë patriotike dhe shumë koncerte muzikore.
Aktivitetet
Nata e Bardhë organizohet për të gjashtin vit radhazi nga Bashkia e Tiranës, duke e kthyer në një traditë për kryeqytetin. Duke filluar nga ora 18:00 e në vazhdim, rrugët dhe sheshet e Tiranës do të gumëzhijnë nga një atmosferë e gjallë festive. Të gjitha dritat do të jenë të ndezura dhe Bashkia e Tiranës për këtë mbrëmje do të organizojë një sërë aktivitetesh maratonë, të cilat do të bëjnë të mundur aktivizimin e grupmoshave të ndryshme. Ky aktivitet masiv përveç argëtimit ka për qëllim nxitjen e jetës social-kulturore në vend. Siparin e kësaj festë gjigante do ta hapë Banda e qytetit, e cila do të luajë muzikë karakteristike gjatë gjithë rrugës që do të përshkojë, duke nisur nga bulevardi “Zogu i Parë”, në sheshin “Skënderbej”, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” e deri në sheshin “Nënë Tereza”. Më pas Banda e qytetit do t’u lërë stafetën koncerteve dhe aktiviteteve të tjera shumë të rëndësishme, të cilat do të mbledhin në sheshet dhe lulishtet më kryesore të kryeqytetit grupmosha nga më të ndryshmet, duke nisur nga fëmijët e vegjël deri te moshat e treta. Ndërkohë, Ansambli Tirana dhe Cirku do të jenë gjithmonë aktivë nëpër sheshe të ndryshme, por në orën 19:00 ata do të vendosen te ura e madhe e Lanës. Një tjetër aktivitet që tashmë do të shënojë herën e pestë, do të jetë hapja e Bashkisë për të gjithë qytetarët e saj, të cilët do të kenë mundësinë të takojnë edhe kryebashkiakun Edi Rama. Bashkia do të hapë dyert në orën 20:00, më pas atmosfera festive do të zhvendoset pas Bashkisë, ku do të zhvillohet një shfaqje alternative me kukulla për të gjitha moshat. Por në këtë ditë për festën e Çlirimit nuk mund të mungojë Shoqata e Veteranëve, të cilët do të sjellin atmosferën e këngëve partizane te Parku “Rinia” dhe po aty do të krijohet një kinema e hapur, ku do të shfaqen filma me përmbajtje patriotike. Në orën 21:00 do të nisë koncerti kryesor festiv te sheshi “Skënderbej”, i cili do të zgjasë për 4 orë. Pjesëmarrës në të do të jenë emra të njohur të skenës së muzikës shqiptare dhe jashtë trojeve tona. Gjithashtu edhe Radio+2 do të organizojë një koncert me emra të njohur të muzikës moderne, pranë “Shallvareve”. Ndërkohë, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, në orë 22:00 do të organizohet një tjetër koncert, ku do të jenë pjesëmarrës grupe shqiptare të muzikës alternative.

Tags: , ,


Komente




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Tjetër skandal në Angli, Runi raporte me një prostitutë thumbnail

Tjetër skandal në Angli, Runi raporte me një prostitutë

SharePas çështjes “Xhon Terri”, kombëtarja angleze është përfshirë nga një tjetër skandal seksual.
Zbulohet vaksina e rinisë thumbnail

Zbulohet vaksina e rinisë

ShareTë gjithë e dimë se vaksinimi funksionon nëpërmjet injektimit të një sasie të
Skandali, gruaja e deputetit konservator punon si prostitutë thumbnail

Skandali, gruaja e deputetit konservator punon si prostitutë

ShareSkandali godet sërish konservatorët e Devid Kameron, pasi një gazetë britanike publikon fakte
Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011 thumbnail

Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011

SharePresidenti i Republikës, Bamir Topi dekreton 8 majin 2011,
Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin
UA-6288538-2