WebShqip.Com logo

Kosova e orientuar drejt BE-se dhe NATO-s

By admin on Saturday, 6th March 2010

Kosova drejt BE dhe NatosRepublika e Kosovës do të jetë e integruar në Bashkimin Evropian dhe e anëtarësuar në NATO, thanë të premten presidenti dhe kryeministri i Kosovës. Këto komente ata i bënë në kuadër të fillimit të manifestimit tradicional ”Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, që organizohet në përvjetorin e rënies së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, dhe sakrificës së familjes Jashari për lirinë e Kosovës.

Presidenti Fatmir Sejdiu tha se Kosova ka hyrë tashmë në vitin e tretë të pavarësisë së saj dhe se gjatë kësaj kohe, ajo është dëshmuar si një faktor shumë i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në rajon. “Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me vendet e fqinjësisë së parë dhe ajo dëshiron që marrëdhënie të mira të ketë edhe me Serbinë”, tha Sejdiu.

“Marrëdhënie të tilla, ne dëshirojmë të kemi edhe me Republikën e Serbisë, e cila, për fat të keq, ende nuk po mund të lirohet nga logjika e vjetër e hegjemonisë ndaj të tjerëve, si ambicie të saj. Sido që të jetë, dora jonë për miqësi dhe bashkëpunim të sinqertë në mes dy shteteve sovrane, për të mirën e popujve tanë, mbetet e zgjatur”, theksoi presidenti Sejdiu.

“Kosova është vend evropian, andaj logjikshëm synon që sa më parë të jetë edhe de jure pjesë e institucioneve të Evropës, siç janë: Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, OSBE-ja dhe mekanizma të tjerë të rëndësishëm”, tha Sejdiu.

“Kosova në NATO nënkupton sigurimin e paqes së qëndrueshme, jo vetëm për vendin tonë, por për mbarë këtë pjesë të Evropës Juglindore”, u shpreh presidenti Sejdiu.

Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi tha se të rënët për lirinë e Kosovës e donin vendin në gjirin e familjes evropiane dhe të botës demokratike. Ai u zotua se institucionet e këtij vendi do ta ndjekin rrugën që e shpie Kosovën në sendërtimin e kësaj ëndrre.

“Kosova ka hyrë në vitin e njëmbëdhjetë të lirisë, në vitin e tretë të pavarësisë, gjithnjë e sigurt dhe e vendosur për të qenë pjesë e botës euroatlantike; pjesë e botës, për të cilën ëndërruan ata që na sollën në ditët e sotme. Çdo vit që kalon, i thellon themelet e lirisë së Kosovës, rrit dhe zgjeron perspektivën euroatlantike të saj”, tha Thaçi.

Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi thanë se Kosova, 12 vjet më parë, ka përjetuar njërin prej episodeve më të rënda të historisë së saj të re, duke e vlerësuar sakrificën e familjes Jashari si aktin më sublimues të të gjitha përpjekjeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Tags: , , , , , , , , ,


Komente




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është plagosur rëndë gjatë një
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin e 5 shtetasve me
Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?! thumbnail

Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?!

Share
Alarm te Ambasada Amerikane thumbnail

Alarm te Ambasada Amerikane

ShareNjë person tentoi të vetëdigjej para godinës së ambasadës
Seksi dhe shëndeti thumbnail

Seksi dhe shëndeti

ShareEkzistojnë njëzet (20) arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë
5 ide cfarë të bëni me djaloshin thumbnail

5 ide cfarë të bëni me djaloshin

ShareMashkulli i zhveshur është lodër tejet zbavitëse, sigurisht në
UA-6288538-2