Kinezët kanë vendosur edhe një rekord botëror. Kësaj radhe me një shishe verë, që pretendohet të jetë më e madhja në botë.
Kompania Wang Chen Wines nga Liaoning, në veri të Kinës, pretendon ta ketë thyer rekordin e austriakëve, të cilët deri më tash e mbanin rekordin për shishen më të madhe të verës.
“Jemi shumë krenar dhe vera është shumë e mirë”, ka thënë zëdhënësi i kompanisë, që merrem me prodhimin e verës.
Shishja zë 1.850 litra, ndërsa është e lartë 4.5 metra. Dhe, për dallim prej shumë prodhimeve gjigante të padobishme, vera nga kjo shishe mund të konsumohet.
Tags: në veri të Kinës, Shishja me e madhe ne bote, Wang Chen Wines nga Liaoning