WebShqip.Com logo

Kartat, Berisha: Financim dhe ndeshkim

By Webmaster on Wednesday, 15th April 2009

berisha qeveria Kartat, Berisha: Financim dhe ndeshkim Kryeministri, Sali Berisha, ka shpjeguar me detaje skemen e rimbursimit per leternjoftimet elektronike, skeme e cila sipas qeverise merr ne mbrotje rreth 500 mije persona.

Ketu bejne pjese personat me ndihme sociale dhe ekonomike, pensionistet e fshatit dhe ata qe marrin pensione minimale ne qytet, si edhe studentet.

Te gjitha keto kategori do ta blejne leternjoftimin me 200 leke deri me 15 qershor, por skema e blerjes eshte e ndryshme. Per personat me ndihme sociale dhe ekonomike kuponat do t’i bleje te gjitha komuna ose bashkia dhe pas paraqitjes se faturave kesaj kategori do t’i mbahet 200 leke.

Per studentet kuponat do t’i blejne fakultetet dhe me marrjen e kuponit do te japin edhe keta 200 leke. Sanksionet per studentet lidhen me provimet, pasi nuk do te hyjne ne to, pa paguar per kartat.

Per pensionistet e fshatit dhe ata me pension minimal ne qytet me 1 maj bashke me pensionin do te marrin dhe 1 mije leke plus. Por nese nuk kane aplikuar deri me 15 qershor, sanksioni do te jete i rende.

“Sanksionet do te jene shume te qarta nese parate terhiqen dhe karta nuk merret. Shuma do te mbahet nga pensioni i ardhshem”, u shpreh Berisha.

Pas marrjes se ketyre masave per shtresat ne nevoje, kryeministri Berisha komentoi edhe kerkesat e opozites per pajisjen e qytetareve me dokumenta identitetit.

“Eshte nje kerkese e opozites dhe me vjen mire qe ajo e gjen te plotesuar. Opozita vazhdon me kritika, por ky eshte nje problem i tyre”, u shpreh Berisha.

Mesa duket keto jane edhe masat e fundit per lehtesimin financiar te disa kategorive, te cilat jane te vlefshme deri me 15 qershor. Deri ne kete date, dy jave para zgjedhjeve, qeveria besohet se do te lere ne fuqi vendimin per te mos lejuar aplikimin e personave me pasaporte.

Tags:


Komente

  1. mitico says:

    BRAVO BERISHA. KSHTU DUHET




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Genta: pas kercimit, e kam hak nje cigare thumbnail

Genta: pas kercimit, e kam hak nje cigare

ShareBukuroshja kosovare, Genta Ismajli pasi ka provuar për herë të parë shijen e
Vajzat kunder Hakiut: Na fyeu me 8 Mars thumbnail

Vajzat kunder Hakiut: Na fyeu me 8 Mars

ShareDjemtë kanë vendosur që në ditën e grave t’u shërbejnë vajzave. E kanë
Arrestohet kengetari i njohur DMX thumbnail

Arrestohet kengetari i njohur DMX

ShareYlli i muzikës rep DMX është arrestuar dje dhe është akuzuar për pesë
Edhe qytetaret me deklarim pasurie thumbnail

Edhe qytetaret me deklarim pasurie

ShareNe fund te vitit cdo qytetar do te plotesoje
Rama ne Strasburg: Sa me shpejt vizat thumbnail

Rama ne Strasburg: Sa me shpejt vizat

SharePartia Socialiste ka rritur presionin ndaj qeverise duke marre
100 vjecares i dalin brire ne balle thumbnail

100 vjecares i dalin brire ne balle

ShareKinezja njëqindvjeçare shokoi miqtë dhe ata që e njihnin,
UA-6288538-2