WebShqip.Com logo

Homofobia, serish protesta ne Lezhe

By admin on Saturday, 13th March 2010

Protestat ne Lezhe 300x176 Homofobia, serish protesta ne LezheAfro 400 qytetarë lezhjanë kanë organizuar një tjetër protestë në rrugët e qytetit të Lezhës, duke apeluar “Lezha është e pastër, nuk ka homoseksualë”. Një protestë e tillë u zhvillua edhe me 5 mars kundër “fenomenit Klodi” që erdhi si rezultat i dëshmisë së bërë nga Klodi, ku ai deklaroi që ishte homoseksual dhe për këtë gjë i kërkoi mirëkuptim të gjithëve, veçanërisht nënës së tij.

Qytetarët lezhjanë kanë vijuar protestat e tyre, duke filluar nga sheshi administrativ i qytetit, si edhe përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” me thirrjet “Hiqe, hiqe Klodin!”.
Nga fëmijët, të rinjtë dhe moshat e mesme kanë mbushur trotuaret me të vetmin qëllim që të largohet Klodi nga shtëpia e “Big Brother 3″, duke mbrojtur “nderin” e tyre si qytetarë lezhjanë.

Sipas protestuesve, e vetmja arsye që e paragjykojnë është, pasi Zoti ka krijuar femrën dhe mashkullin, që ata të kirjojnë familje dhe të shtohen, si dhe të mbrojnë nderin e qytetit të Lezhës për traditat që ka mbajtur ndër vite. Protestuesit shprehin mendimin dhe kanë kërkuar që Klodi të largohet me dëshirë nga “BB 3″ këtë të shtunë.

Sipas protestuesve, shembulli i Klodit nuk është një shembull i denjë për qytetarinë lezhjane dhe kryesisht për brezin e ri.

Ata kanë kërkuar largimin e Klodit këtë të shtunë nga “Big Brother”, në rast të kundërt kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave edhe në Tiranë.

Tags: , ,


Komente




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Tjetër skandal në Angli, Runi raporte me një prostitutë thumbnail

Tjetër skandal në Angli, Runi raporte me një prostitutë

SharePas çështjes “Xhon Terri”, kombëtarja angleze është përfshirë nga një tjetër skandal seksual.
Zbulohet vaksina e rinisë thumbnail

Zbulohet vaksina e rinisë

ShareTë gjithë e dimë se vaksinimi funksionon nëpërmjet injektimit të një sasie të
Skandali, gruaja e deputetit konservator punon si prostitutë thumbnail

Skandali, gruaja e deputetit konservator punon si prostitutë

ShareSkandali godet sërish konservatorët e Devid Kameron, pasi një gazetë britanike publikon fakte
Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011 thumbnail

Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011

SharePresidenti i Republikës, Bamir Topi dekreton 8 majin 2011,
Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin
UA-6288538-2