WebShqip.Com logo

Guide per te refuzuar miqesine ne Facebook

By admin on Wednesday, 24th February 2010

Facebook my friendsReuters me ndihmen e dy specialisteve te rrjeteve sociale propozon nje manual duke patur parasysh te gjithe ate qe mendohen mire para se te pranojne nje miqesi ne Facebook, per ata qe i refuzojne direkt e per ata qe edhe pse nuk duan detyrohen te pranojne dike mes miqve duke ndare keshtu momente te vecanta te jetes se tyre me persona qe nuk kane shume lidhje.

Po cila eshte menyra me e mire per te mbajtur ose jo miqesite online dhe te vendosesh t’i eliminosh ato me edukate dhe pa fyer askend.

Joan Morris DiMicco dhe Barbara Pachter, ofrojne keshillat e tyre duke nisur nga disa konsiderata baze.

Se pari duhet kujtuar se Facebook ka si qellim thjeshtesine e marredhenieve. Cfare eshte ne fund te fundit nje miqesi, ne rast se nuk ndahen interesa, eksperienca dhe njohje te perbashketa?

Problemi lind kur nje person e ka veshtire qe te ndaje mendimin dhe eksperiencat e tij me nje kategori te caktuar njerezish.

Ndaj nese dikush kerkon miqesine tende ne Facebook dhe ti thjesht nuk deshiron qe te ndash fotot, statuset, opinionet dhe komentet e tua me te, atehere mund ta injorosh ose ta lesh pezull per disa kohe kete oferte. Me kalimin e javeve do te kuptosh nese ia vlen apo jo ta kesh mik kete person.

Me kete rast personi ‘i refuzuar’ mund te mendoje se kerkesa e tij thjesht ka shpetuar per mungese vemendjeje.

Problemet e verteta lindin ne ambientet e punes, ku me ose pa deshire sheh njerez qe nuk i do. Ndodh kur njeri prej tyre te ofron miqesine ne Facebook…do te beni mire qe te mos beni perjashtime ne kete rast. Ne zyre dhe ne ambiente pune nuk duhen ndare njerezit, pasi njeri prej tyre ne te ardhmen mund te jete pikerisht shefi yt.

Facebook dhe rrjetet e tjera sociale kane disa hapesira ku mund te krijosh nje qark te mbyllur e te ndash fotot dhe eksperiencat me nje grup te caktuar njerezish.

Ne keshille tjeter eshte te ftosh dike qe nuk te pelqen ta kesh ne Facebook ne rrjete te tjera sociale…ky person ndersa hutohet duke eksploruar rrjetin e ri, nuk do te mendoje gjate per refuzimin e pare ne Facebook.

Tags:


Komente




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është plagosur rëndë gjatë një
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin e 5 shtetasve me
Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?! thumbnail

Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?!

Share
Alarm te Ambasada Amerikane thumbnail

Alarm te Ambasada Amerikane

ShareNjë person tentoi të vetëdigjej para godinës së ambasadës
Seksi dhe shëndeti thumbnail

Seksi dhe shëndeti

ShareEkzistojnë njëzet (20) arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë
5 ide cfarë të bëni me djaloshin thumbnail

5 ide cfarë të bëni me djaloshin

ShareMashkulli i zhveshur është lodër tejet zbavitëse, sigurisht në
UA-6288538-2