WebShqip.Com logo

Ekstradohet Aldo Bare, kreu i bandes se Lushnjes

By admin on Wednesday, 25th November 2009

aldo bare Ekstradohet Aldo Bare, kreu i bandes se LushnjesAlfred Shkurti, i njohur edhe si Aldo Bare, kreu i nje bande mafioze ne qytetit te Lushnjes ka mberritur ne aeroportin e Rinasit ne oren 09:55 minuta. Nje carter i nisur nga Turqia e ka zbritur ne Shqiperi, njeriun me te perfolur te botes se krimit ne vend, mbi te cilin rendojne nje seri vrasjesh.

Aeroporti i Rinasit ka qene i tejmbushur me forca policie dhe forca speciale, te cilat kane shoqeruar Aldo Baren drejt qelive te burgut 313.

Akuzat e prokurorise jane ngritur mbi kreun e Bandes se Lushnjes, qe eshte njohur me teper me emrin Aldo Bare, per urdhera te dhena prej tij per ekzekutime te funksionareve lokale ne Lushnje, ekzekutime te oficere policise, tortura, grabitje te armatosura, pengmarrje e nje sere krimesh te tjera.

Shkurti, i cilesuar si koka e nje organizate lokale mafioze, ate ne Lushnje, akuzohet te kete shtrire rrjetin e tij kriminal ne trafikun e droges ne disa vende te Bashkimit Europian.

Aldo Bare u arrestua ne mars te 2006-es ne Stamboll te Turqise, pasi u kap me nje pasaporte maqedonase te falsifikuar. Ne ate kohe ai kishte dy arreste nderkombetare, ate te Shqiperise per krijim te bandes se armatosur dhe nje seri vrasjesh dhe Italise per trafik nderkombetar te droges.

Kjo ka qene arsyeja qe per tre vjet me radhe ne Turqi avokatet e Aldo Bares, jane perpjekur te shtyjne ekstradimin e tij drejt Shqiperise. Pas seancash gjyqesore me radhe, ai ka humbur perfundimisht te drejten per te mos u kthyer ne Shqiperi. Ardhja e kreut te bandes mafioze te Lushnjes ne Shqiperi, eshte bere ne menyre sekrete.

Ne gjykaten e Krimeve te Renda Alfred Shkurti do te perballet me dy procese gjyqesore, nje qe e akuzon ate ne menyre individuale, dhe nje proces tjeter ku eshte i pandehur me banden e tij.

Procesi ndaj Aldo Bares ka nisur qe ne vitin 2005, nga Gjykata e Krimeve te Renda.

Tags: ,


Komente




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Tjetër skandal në Angli, Runi raporte me një prostitutë thumbnail

Tjetër skandal në Angli, Runi raporte me një prostitutë

SharePas çështjes “Xhon Terri”, kombëtarja angleze është përfshirë nga një tjetër skandal seksual.
Zbulohet vaksina e rinisë thumbnail

Zbulohet vaksina e rinisë

ShareTë gjithë e dimë se vaksinimi funksionon nëpërmjet injektimit të një sasie të
Skandali, gruaja e deputetit konservator punon si prostitutë thumbnail

Skandali, gruaja e deputetit konservator punon si prostitutë

ShareSkandali godet sërish konservatorët e Devid Kameron, pasi një gazetë britanike publikon fakte
Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011 thumbnail

Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011

SharePresidenti i Republikës, Bamir Topi dekreton 8 majin 2011,
Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin
UA-6288538-2