WebShqip.Com logo

Durres, plagosen me arme zjarri 3 persona

By admin on Monday, 8th February 2010

Policia ne DurresPolicia e Durrësit bën të ditur emrat e personave të plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Avdulla Osmani, 52 vjec, Leonard Naska 55 vjec dhe nje 29 vjecar nga Azerbaxhani mbetën të plagosur pas një grindje me dy persona të tjerë.

Policia ka ndërtuar skenarin e ngjarjes. Gjithcka ka ndodhur në një tavernë në afërsi të plazhit, kur shtetasi nga Azerbaxhani ka dalë jashtë dhe është konfliktuar me autorët të cilët kanë qëlluar me plumba në këmbë 29 vjecarin. Plumbat kanë kapur edhe 2 personat e tjerë.

Ora:19:35- Durrës, plagosen me armë zjarri 3 persona
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit. Pas vrasjes së trefishtë në një lokal disa ditë më parë, një tjetër ngjarje e ngjashme është përsëritur mbrëmjen e sotme.
Tre persona janë plagosur me armë zjarri në afërsi të një pike karburanti në qytetin bregdetar, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e këtij krimi.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, 2 persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e një lokali duke qëlluar në drejtim të 3 burrave të cilët fatmirësisht morën plagë në gjymtyrët e poshtme. Mësohet se të plagosurit janë shokë me njëri-tjetrin ndërsa aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk bëhen të ditura identitetet e të plagosurve ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të krimit.
Ndërkaq burime nga policia sqarojnë se autorët janë identifikuar dhe kanë nisur aksionet për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Tags: , ,


Komente




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është plagosur rëndë gjatë një
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin e 5 shtetasve me
Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?! thumbnail

Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?!

Share
Alarm te Ambasada Amerikane thumbnail

Alarm te Ambasada Amerikane

ShareNjë person tentoi të vetëdigjej para godinës së ambasadës
Seksi dhe shëndeti thumbnail

Seksi dhe shëndeti

ShareEkzistojnë njëzet (20) arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë
5 ide cfarë të bëni me djaloshin thumbnail

5 ide cfarë të bëni me djaloshin

ShareMashkulli i zhveshur është lodër tejet zbavitëse, sigurisht në
UA-6288538-2