WebShqip.Com logo

Denohen pse shkembyen SMS të turpshem

By admin on Wednesday, 17th March 2010

Sms Denohen pse shkembyen SMS të turpshem Stjuardesa dhe shefi i saj, të dy nga India, janë dënuar në Dubai me nga tre muaj burg, sepse kishin shkëmbyer SMS mesazhe me përmbajtje të turpshme, njoftuan mediat lokale.

Stjuardesa 40 vjeçare dhe shefi i saj 47 vjeçar, të cilët punojnë për një kompani ajrore nga Dubai, janë dënuar për sjellje të pahijshme. Ata fillimisht u dënuan me nga gjashtë vjet burg dhe dëbim nga shteti, por pas ankesës është zbutur edhe dënimi dhe nuk do të deportohen nga Dubai.

Pas këtij rasti burri i stjuardesës ka kërkuar shkurorëzim, duke e akuzuar bashkëshorten për tradhti.

Kompania telefonike “Etisalat” me urdhër të gjyqit ka publikuar listën e mesazheve telefonike. Stjuardesa tha se motra e saj ka qenë në lidhje me shefin dhe ka përdorur telefonin e saj. Gjyqi nuk i besoi asaj dhe e dënoi edhe motrën e saj me tre muaj burg për dëshmi të rreme.

Edhe pse Dubai është pikë turistike dhe qytet kosmopolitan dhe vlerësohet si qyteti më liberal në Emiratet e Bashkuara Arabe sa i përket rregullave morale, megjithatë sjellja e pahijshme nuk është e pëlqyeshme. Ditë më parë një çift britanik është dënuar me një muaj burg pasi ishin puthur në një vend publik, në restorant.

Tags: ,


Komente




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është plagosur rëndë gjatë një
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin e 5 shtetasve me
Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?! thumbnail

Rezarta Shkurta lesbizëm apo dëshirë për vëmendje?!

Share
Alarm te Ambasada Amerikane thumbnail

Alarm te Ambasada Amerikane

ShareNjë person tentoi të vetëdigjej para godinës së ambasadës
Seksi dhe shëndeti thumbnail

Seksi dhe shëndeti

ShareEkzistojnë njëzet (20) arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë
5 ide cfarë të bëni me djaloshin thumbnail

5 ide cfarë të bëni me djaloshin

ShareMashkulli i zhveshur është lodër tejet zbavitëse, sigurisht në
UA-6288538-2