WebShqip.Com logo

Ciljeta: Ja pse zgjodha Junën si rivalen time në dashuri

By Webmaster on Tuesday, 11th August 2009

ciljeta sexy 1 240x300 Ciljeta: Ja pse zgjodha Junën si rivalen time në dashuriNuk pret që të vijë vera për të na përvëluar me sensualitetin e saj, pasi ajo në të katër stinët di të falë me bujari të gjitha hiret trupore, të cilat me kohë ka kuptuar se nuk i mjaftojnë për të qëndruar gjatë në skenë nëse nuk bën edhe këngë të bukura.

Kjo ka qenë arsyeja që Çiljeta po prezantohet me këngë gjithnjë e më cilësore, madje duke fituar çmime edhe në kompeticione të rëndësishme të muzikës së lehtë. “Déjà vu”, ka qenë surpriza e radhës për të gjithë admiruesit e saj. “Një stil ndryshe”, në këtë togfjalësh mund të përmblidhet risia që sjell kjo këngë në repertorin e Çiljetës. Ka hequr dorë nga ritmet e forta tip “Tekila” apo “Duty free” dhe është paraqitur me një këngë të shtruar, një stil ky shumë i pëlqyer në botë edhe nga këngëtarë të mëdhenj të muzikës R&B.

Gjithashtu ka preferuar një look ala Rihana, me flokë të zeza dhe baluke të gjatë dhe fustanet si gjithmonë të ngjeshura fort pas trupit, duke lënë të duken format e saj tejet sensuale. Por e reja e këtij klipi është se Çiljeta ka preferuar që aty protagonistë vizivë të jenë disa personazhe VIP, të cilët ndodhen në një disko ku xhirohet klipi i këngëtares. Meqë teksti i këngës flet për fundin e një dashurie, ku ai e lë për një tjetër,Çiljeta kishte kohë që mendonte për të gjetur “tjetrën”. Dhe një ditë teksa rrinte në një lokal, pa në një tavolinë aty pranë Junën, Visin dhe Rominën, të gjithë personazhe të “Big Brother 1”. Aty në moment Çiljeta i ftoi ata në klipin e saj, i cili ishte menduar të përfshinte disa figura publike dhe tre të rinjtë ishin të tillë falë programit shumë të ndjekur “Big Brother”. Më pas u mendua që Juna të luante rolin e vajzës me të cilën e tradhton i dashuri, Çiljetën si personazh në klip. E pyetur se përse zgjodhi pikërisht Junën si një personazh të rëndësishëm të klipit ku ndër të tjera duhej edhe një aftësi aktoriale, Çiljeta tregon: “Junën nuk e njihja më parë, natyrisht kontakti fillestar me të ishte nëpërmjet televizionit kur ajo ishte tek “Big Brother” dhe më pëlqente, prandaj mendova se ishte personazhi i duhur. Më pas duke e njohur më mirë, u binda se kisha bërë zgjedhjen e duhur pasi, përveçse vajzë e bukur, ajo është edhe një tip i shkëlqyer”.

PLAZHI DHE PUNA TË SHKRIRA NË NJË

Nuk ka rrugë tjetër pasi në verë të gjithë do të donim që të shkëpusnim marrëdhëniet me punën dhe t’i dorëzoheshim në paqe pushimeve në breg të detit, por dihet që kjo është e pamundur, dhe për këngëtarët ca më pak. Çiljeta ashtu si mjaft kolege të saj ka një axhendë të mbushur me koncerte, kryesisht në bregdet, por edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Itali. Paparaci ynë e fotografoi pak javë më parë në Dhërmi ku mbas një darke në një nga pubet e Dhërmiut, ku kishte kënduar bashkë me Ingrid Gjonin, po bënte plazh me miqtë e saj. Siç shihet këngëtarja është gjithnjë e kujdesshme me linjat e saj duke ruajtur po atë peshë prej disa vitesh. Madje edhe në momente shtimi në peshë ajo menjëherë kujdeset që të humbë çdo gram, që i del tepër në trupin e saj seksi. Jo pak është folur edhe për operacione plastike apo për ndërhyrje kirurgjikale, fakte këto që vetë Çiljeta i ka cilësuar si të pavërteta.

ciljeta sexy Ciljeta: Ja pse zgjodha Junën si rivalen time në dashuri

Tags: , , , , , , ,


Komente

  1. saimir says:

    kjo goc e ka hallall cdo gje zoti i ka dhen nje mendje te fort qe di te veri ne pah dhe anen e saj me te bukur qe esht fiziku,esht me ter mend nje dhurrat e zotit

  2. Ardi says:

    Tung nga ardi shum me plqen ciljeta esht shum femn sexy kishna pas deshir vetm Karin me ja shti te qata dy cica ani mo en pidh kuk te myt krejt




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Mashkulli ka nje jete seksuale me te gjate se gruaja thumbnail

Mashkulli ka nje jete seksuale me te gjate se gruaja

ShareEdhe pse më pak të qëndrueshme, mashkulli ka një jetë seksuale më të
Demi Moore i meson vajzes striptizin thumbnail

Demi Moore i meson vajzes striptizin

ShareDemi Moore është duke e mësuar vajzën e saj se si të bëjë
Plaka 130 vjecare ende pi vodke thumbnail

Plaka 130 vjecare ende pi vodke

ShareKanali televiziv gjeorgjian “Rustavi2” thotë se ka siguruar xhirimet e gruas më të
Bukuroshet e cmendura kerkojne burra thumbnail

Bukuroshet e cmendura kerkojne burra

ShareGrupi prej tetë vajzave të maskuara gjysmëlakuriq vallëzon nëpër
Liverpool humbet ne Lille thumbnail

Liverpool humbet ne Lille

ShareLiverpooli ka pësuar humbje minimale prej 1-0 nga Lille,
Ciljeta: E fitoj lehte nje mashkull, vetem me shikim thumbnail

Ciljeta: E fitoj lehte nje mashkull, vetem me shikim

ShareAskush nuk mund ta imagjinojë Çiljetën me gjoks të
UA-6288538-2