Birraria skoceze “BrewDog” njoftoi se ka prodhuar birrën më të fortë në botë, e cila përmban 41 për qind alkool. Birra është quajtur “Sink the Bismarck”, ndërsa do të shitet kryesisht nëpërmjet faqes së internetit të kësaj kompanie.
Birra e re arriti vetëm disa javë pasi birraria gjermane “Schorschbrau” bëri publik lajmin se ka prodhuar birrën më të fortë në botë “Schorschbock” e cila përmban 40 për qind alkohol.
Birra “Sink the Bismarck” prej 0.33 decilitra, do të kushtojë mbi 45 euro dhe shitet kryesisht nëpërmjet faqes së internetit.
Kompania e cila thotë se kjo birrë është më e fortë se whiskey dhe vodka, duhet konsumuar në sasi të vogla.
Tags: Birraria skoceze, BrewDog, Schorschbock, Sink the Bismarck