WebShqip.Com logo

Autopsia: Xhekson kishte dite pa ngren, ne stomak vetem pilula

By admin on Tuesday, 30th June 2009

michael jackson 300x300 Autopsia: Xhekson kishte dite pa ngren, ne stomak vetem pilulaE përditshmja britanike “The Sun”, publikon të tjera të dhëna nga autopsia. Mbreti i popit, thuajse nuk hante më dhe “ngjishej” me ilaçe.
Ai gjithnjë e më tepër po bëhej skllav i ilaçeve, kokteileve farmaceutikë dhe pothuajse nuk hante më asgjë. Dhe konfirmimi i kësaj dëshmie vjen po ashtu nga tabloidi “The Sun”: në stomak, sipas të dhënave sekrete për autopsinë, nuk është gjetur asnjë gjurmë ushqimi, por vetëm një sasi e madhe pilulash, të cilat do t’u nënshtrohen ekzaminimeve toksikologjike.
Dhe, në fakt, në javët e fundit para se të vdiste, Jacko ishte shndërruar gati në një “skelet”, me shpatulla, kofshë dhe gjoks të bombarduar nga plagët e agave, për shkak se i injektonte ato 3 herë në ditë.
Në trup ka edhe shenja të 13 operacioneve të kirurgjisë estetike, të cilave këngëtari iu nënshtrua kohët e fundit. Kishte humbur pothuajse të gjitha flokët: në momentin e vdekjes, mbante një paruke. Pjesa e lëkurës mbi veshin e tij të majtë ishte tërësisht pa flokë, për shkak të një incidenti të ndodhur gjatë një regjistrimi të një prej spoteve publicitare, në të cilën flokët e këngëtarit morën flakë.
Në tentativën për t’i shpëtuar jetën, duke i bërë një masazh kardiak, ata që i dhanë ndihmën e shpejtë, i thyen disa brinjë, por janë vënë re mavijosje në gjunjë dhe në shpatulla, të cilat janë ende të pashpjegueshme. Dhe diçka tjetër që del nga rezultatet e autopsisë, mjeku Conrad Murray, ai që i bëri masazhin kardiak, ka ngatërruar procedurën standarde: masazhin kardiak ia bëri në shtrat, ndërsa sipas rregullave, duhet bërë në një sipërfaqe shumë të ngurtë. I pyetur dje nga policia e Los Anxhelos, Murray tani për tani nuk rezulton i hetuar.

 

Jacko, luftë mes trashëgimtarëve. E ëma: “Nipërit na takojnë ne”

Ë ëma e tij ka ndërmend të kërkojë kujdestarinë e nipërve, ndërsa i ati është gati për betejën mbi trashëgiminë: vetëm 5 ditë pas vdekjes së mbretit të popit, nis lufta e shpallur mbi trashëgimtarët dhe pasurinë e tij. Pas deklaratës së babait të Michael Jackson, i vendosur më shumë se kurrë për të mbrojtur të drejtat e tij mbi pasurinë e këngëtarit, ka ardhur thirrja nga avokati i prindërve, Londell McMillian, e cila ka vënë në dukje kërkesën e 79-vjeçares, Katherine Jackson, e ëma e mbretit të popit, e cila kërkon birësimin e 3 nipërve të saj: “Është ajo çka Majkëll do të donte për fëmijët e tij”,- ka thënë avokati për mikrofonin e “CNN”, i cili pyetjes mbi testamentin e artistit, i është përgjigjur: “Duket se ekziston një i tillë, por nuk i është bërë ende i ditur familjes”.
Grace Rwaramba, dadoja e 3 fëmijëve të tij, është një nga aspirantet për të marrë kujdestarinë e fëmijëve, këtë gjë e kishte deklaruar kohët e fundit vetë Michael Jackson.(Shekulli)

Tags: , , ,


Komente




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Tjetër skandal në Angli, Runi raporte me një prostitutë thumbnail

Tjetër skandal në Angli, Runi raporte me një prostitutë

SharePas çështjes “Xhon Terri”, kombëtarja angleze është përfshirë nga një tjetër skandal seksual.
Zbulohet vaksina e rinisë thumbnail

Zbulohet vaksina e rinisë

ShareTë gjithë e dimë se vaksinimi funksionon nëpërmjet injektimit të një sasie të
Skandali, gruaja e deputetit konservator punon si prostitutë thumbnail

Skandali, gruaja e deputetit konservator punon si prostitutë

ShareSkandali godet sërish konservatorët e Devid Kameron, pasi një gazetë britanike publikon fakte
Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011 thumbnail

Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011

SharePresidenti i Republikës, Bamir Topi dekreton 8 majin 2011,
Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin
UA-6288538-2