WebShqip.Com logo

Ardhmeria e Kosoves eshte ne BE

By admin on Wednesday, 17th February 2010

Pavarsia e KosovesKosova ka ndërtuar gjatë këtyre dy viteve shumicën e institucioneve të shtetit. Por Brukseli pret nga institucionet kosovare respektimin e rendit dhe ligjit. Kosova do të përfshihet në procesin e integrimeve.

Situata në Kosovë është relativisht e qetë, por çështja fundamentale e statusit nuk ka përfunduar, për shkak se pjesa veriore ende nuk është nën kontrollin e Prishtinës. Kështu thuhet në Qendrën për Politikë Evropiane në Bruksel, dy vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Michael Emerson është i mendimit se, “Kosova do të përfshihet në tërësi në rrjedhat e integrimeve evropiane të Evropës Juglindore, në planin ekonomik, lëvizjen e njerëzve dhe futjen në përdorim të ligjeve evropiane. Kjo do të ndodhë me apo pa njohjen e pavarësisë së shtetit”.

Emerson pohon se Kosova duhet të përparojë në respektimin e rendit dhe ligjit dhe duhet t’i qërojë hesapet me kontrabandistët e drogës, armëve, me korrupsionin në politikë dhe qarqet tjera.

Ndërkaq, Ulrike Lunacek, raportuese e posaçme e Parlamentit Evropian për Kosovën, pohon se shteti më i ri në botë ka bërë përparime të dukshme në dy vitet e fundit. Ajo shpreson se Kosovën në një të ardhme të afërt do ta njohin të gjitha vendet e BE-së.

“Kosova është edhe tani shtet i pavarur, i cili duhet të zhvillojë edhe më tej institucionet e shtetit, të kujdeset për pozitën e minoriteteve dhe në veçanti të zhvillojë ekonominë. Ardhmëria e Kosovës është në BE”, ka thënë ajo.

Kosovën e njohim më shumë serbë, por nuk e thonë

Lunacek është e mendimit se Kosova dhe kosovarët mund të jenë krenarë me atë që kanë arritur brenda dy viteve. Ndërsa për raportet mes Beogradit dhe Prishtinës pohon se Serbia dhe populli serb duhet të njohin realitetin e ri dhe të mos “shërbehen me mitologji e legjenda nga e kaluara.”

“Numri i njerëzve në Serbi që mendojnë se Kosova do të mbetet shtet e pavarur dhe se nuk do të bëhet pjesë e Serbisë, është më i madh se sa që thuhet publikisht”, pohon ajo.

Në Qendrën për politikë evropiane pohojnë se çështja e Kosovës patjetër do të vije në rend dite edhe në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Kosova do të vije në rend dite

“Zyrtarisht thuhet se Serbia duhet të vazhdojë me procesin e integrimeve dhe se duhet të zgjidhet çështja e Kosovës. Por duhet lënë kohë të mjaftueshme para vendosjes së kësaj çështje në rend dite”, thekson Emerson.

Sipas tij, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë nuk do të dal me ndonjë mendim të prerë pro apo kundër pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa Lunacek është e mendimit se Gjykata do të “sqarojë shumë gjëra”, por Serbia dhe Kosova do të vazhdojnë ta intepretojnë mendimin e Gjykatës ashtu si u konvenon atyre. /Radio Deutsche Welle

Tags: ,


Komente




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

Lajme e Fundit

Tjetër skandal në Angli, Runi raporte me një prostitutë thumbnail

Tjetër skandal në Angli, Runi raporte me një prostitutë

SharePas çështjes “Xhon Terri”, kombëtarja angleze është përfshirë nga një tjetër skandal seksual.
Zbulohet vaksina e rinisë thumbnail

Zbulohet vaksina e rinisë

ShareTë gjithë e dimë se vaksinimi funksionon nëpërmjet injektimit të një sasie të
Skandali, gruaja e deputetit konservator punon si prostitutë thumbnail

Skandali, gruaja e deputetit konservator punon si prostitutë

ShareSkandali godet sërish konservatorët e Devid Kameron, pasi një gazetë britanike publikon fakte
Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011 thumbnail

Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011

SharePresidenti i Republikës, Bamir Topi dekreton 8 majin 2011,
Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur thumbnail

Itali, sulmohen shqiptarët me thika, një person ka vdekur,1 është plagosur

ShareNjë shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një është
Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas thumbnail

Ushtronin prostitucion, në pranga 5 shtetas

SharePolicia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin
UA-6288538-2